Futboll Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Neymar largohet nga PSG, vetëm nëse plotësohet ky kusht…

Neymar do të mund të largohet nga Paris Saint-Germain vetëm në këmbim të vlerës së plotë që “Les Parisiens” shpenzuan për të transferuar brazilianin në Francë nga Barcelona.

Ky është pretendimi më i fundit i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, të cilët bëjnë me dije se klubi kampion në fuqi i Francës nuk është i interesuar për asnjë marrëveshje që përmban opsionin e këmbimit me futbollistë të tjerë.

Përkundrazi, PSG është i gatshëm që të mbajë të pakënaqurin Neymar, nëse asnjë klub nuk ofron 222 milionë eurot e shpenzuara nga francezët.

Duket se asnjë klub nuk tregohet i gatshëm të paguajë 222 milionë euro për shkak të respektimit të “Fair Play Fiannciar”.

Në anën tjetër, Real Madrid është futur si kandidat për brazilianin, por vetëm me opsionin e ofrimit në këmbim të Gareth Bale plus para.

Related posts

“ËSHTË E PAMUNDUR TA PËRSHKRUANI”/ Ish-kampioni i Botës deklaron: “Topin e Artë” e meriton Messi, edhe nëse…

Delo.autor

SARRI ZBARKON NË TORINO/ Por me vete mban të shkruar… “Alegrin” (FOTO)

Delo.autor

Pas zyrtarizimit tek Bayern, Goretzka ‘masakrohet’ nga tifozët e Schalkes

Q.Autor

Leave a Comment