Futboll Kosova Sport

NJË VIT PA FADIL VOKRRIN/ Legjendat e futbollit i kushtojnë një ndeshje

Emra të mëdhenj të futbollit nga po thuajse të gjitha trojet shqiptare u mblodhën, dje në stadiumin e Prishtinës, teksa zhvilluan një ndeshje në nder të legjendë “Fadil Vokrri”, i cili humbi jetë 1 vit më parë.

Yjet shqiptarë të futbollit të viteve 80-të, si dhe bashkëmoshatarë të ish-presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, u mblodhën së bashku, për turneun e parë përkujtimor të organizuar nga FFK-ja.

Në këtë turne morën pjesë veteranët e Prishtinës, Llapit, Flamurtarit të Vlorës, Shkëndijës së Tetovës, etj.

Krahas familjarëve të Vokrri, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe shumë shokë e miq të tij, në mesin e të cilëve edhe Paskal Papadopolos, Brian Deane e  Carl Shieber. I pranishëm në këtë përkujtimore, ishte dhe legjenda Sokol Kushta.

Turneu i organizuar në nder të Fadil Vokrrit u fitua nga veteranët e Shkëndijës së Tetovës. Në fund Muharrem Sahitit iu dorëzua “Këpuca e Artë”, si futbollisti më i mirë i turneut, ndërkohë që golashënuesi më i mirë doli Artim Shaqiri. Ekipet e tjera pjesëmarrëse u nderuan me medalje.

Related posts

Andrea Pirlo: Messi mund ta arrijë Maradonën vetëm nëse fiton…

Sadik.Autor

RRËFEN EMOCIONET DRAMATIKE NË CHAMPIONS/ Musa Sisoko: Mendova se ishim eliminuar…

Delo.autor

Rekorde golash dhe shpejtësi supersonike, Mbape: Nuk jam si Pele, në Rusi për të treguar sa vlej

Sadik.Autor

Leave a Comment