Futboll La Liga

Asnjë transferim në janar, por në verë pritet që Reali të ‘bombardojë’ merkaton

Real Madridi mbylli afatin kalimtar dimëror pa asnjë transferim.

Madrilenët nuk konsideruan afatin e janarit për të shpëtuar sezonin, në të cilin tashmë Zidane i ka thënë lamtumirë La Ligas dhe Kupës së Mbretit.

Trajneri francez gjithashtu e ka përsëritur disa herë në konferenca të ndryshme shtypi, se ai posedon “të gjithë” lojtarët e tij.

Megjithatë, skuadra madrilene do ketë një revolucion në fund të sezonit. Presidenti i klubit, Florentino Perez, planifikon të thyej tregun e transferimeve verën që vjen. Real Madrid do të përforcohet me ‘galaktikë’ të ri, dhe të paktën një futbollit i madh do të arrij në Bernabeo.

Plani më konkret i Perez janë sulmuesi anglez i Tottenham, Harry Kane dhe belgu i Chelsea, Eden Hazard.

Me tregun totalish të çmendur pas shumave të mëdha që po paguajnë disa klube, sidomos anglezët, Perez e di se do të duhet të përballet me një investim të mëadh për të nënshkruar me Harry Kane dhe Eden Hazard, edhe pse klubi madrilen ka xhepat plotë për të nisur ‘bombën H’ në verë.

Sipas ‘MARCA’ , presidenti Perez ka rreth 300 milionë euro të gatshme për t’i shpenzuar në afatin kalimtar veror. Pasi presidenti i PSG-së konfirmoi se Neymar do jetë 100% edhe sezonin e ardhshëm në Paris, Real Madridi synim kryesor ka Hazard dhe Kane. /IndeksOnline/

Related posts

U dëbua nga Spanja/ Lopetegui miraton blerjen e re të Real Madrid nga Botërori

Isa.Autor

MUCA U LARGUA NGA TIRANA/ Zbulohet skuadra ku pritet të firmosë ish-kapiteni bardheblu

Delo.autor

ZYRTARE/ Vjen lajmi i shumë pritur për skuadrën e Kukësit, ja kur do të luajnë në stadiumin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment