Futboll La Liga

SURPRIZA/ Ancelotti mund të rikthehet në Spanjë, por jo tek Reali

Carlo Ancelotti mund të rikthehet në La Liga pasi Athletic Bilbao është e gatshme t’ia ofrojë atij postin e trajnerit të skuadrës.

Sipas El Gol Digital, Athletic është i gatshëm ta shkarkojë Jose Angel Ziganda, pas rezultateve të dobët dhe renditjes në pjesën e fundit të tabelës në La Liga, si dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit qysh në rrethin e tretë, transmeton Express.

Si pasojë, ekipi bask është duke i vlerësuar opsionet për trajner të ri, dhe sipas transmetuesit spanjoll, Ancelotti është në mesin e tyre.

58-vjeçari ka qenë në stol të Real Madridit nga viti 2013 deri më 2015, duke u udhëhequr skuadrën drejt titullin historik, të 10-in, në Ligën e Kampionëve qysh në sezonin e tij të parë.

Për më tepër, ish-trajneri i Milanit, e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend ta marrë drejtimin e Italisë dhe se tani dëshiron ta drejtojë ndonjë klub.

Related posts

VILLARREAL – REAL MADRID/ “Los Blancos” kalojnë në avantazh (FOTO)

Delo.autor

25 METRA E GJATË/ Përfundon realizimi i murales së Lionel Mesit në Tiranë

F.autor

PASI U SHUA ËNDRRA MESSI/ Manchester City pranon të paguajë shumën marramendëse për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment