Kategoria Superiore Shqipëri

“Derbi” me Kamzën, Partizani ka njoftim me rëndësi për tifozët

Partizani do ta luajë ndeshjen e javës së 18-të të Superiores në shtëpi, në “Selman Stermasi”, kundër skuadrës së drejtuar nga Ramadan Ndreu, debutuese në elitën e futbollit shqiptar këtë edicion. Interesi është i konsiderueshëm për këtë “derbi”, sepse Kamza, për afërsinë gjeografike që ka me kryeqytetin, mund të konsiderohet si pjesë e Tiranës.

Klubi i kuq ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët e vet, por jo vetëm: “Ju njoftojmë se për këtë takim, çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë: Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1000 lekë. Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 300 lekë. Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2.

Tifozëria mike do të ketë në dispozicion tribunat H1, H2. Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e shtunë, ora 09:00, pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Related posts

Kastrioti-Luftëtari/ Formacionet: Sfidë për të dalë nga fundi, ekipet me surpriza

Isa.Autor

Danilo Alves na “nxjerr bojën” në Brazil: Klubet shqiptare NUK paguajnë, lojtarët kanë FRIKË nga…

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Bylisi godet në limit, merr ish-sulmuesin e Kukësit dhe një fantazist brazilian

Delo.autor

Leave a Comment