Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Luftëtari emëron trajnerin e ri, në stol ulet…

Pas largimit të Klodian Duros që u rikthye në postin e drejtorit teknik, Luftëtari ka gjetur edhe trajnerin e ri i cili vjen nga Greqia.

Ai është 46 vjeçari, Jorgos Marantas i cili ka marrë përsipër misionin e vështirë për të shpëtuar Luftëtarin nga rënia në kategorinë e Parë.

Siç njofton edhe vetë klubi bluzi në faqen zyrtare, Jorgos Marantas gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar klube të ligave të ulëta në Greqi.

Njoftimi i Luftëtarit:

Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës.

Related posts

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Alonso barazon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

Conte thumbon klubin: Shpenzuam 200 milionë euro për lojtarë skarco

Q.Autor

Rikthehet Valentino Rossi, “pole position” dhe rekord në pistën e Mugello (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment