Futboll Premier League Sport

LUKAKU NJË HAP LAG INTERIT/ “Djajtë e Kuq” gjejnë zëvendësuesin e tij në Premier…

E ardhmja e Romelu Lukakut në Manchester United është në pikëpyetje të madhe, me lojtarin belg prej kohësh është synim i merkatos së Interit të Antonio Contes.

Në të njëjtën kohë, të përballur me këtë situatë, “Djajtë e kuq” e kanë zgjedhur zëvendësuesin e Lukakut, por kjo varet nëse ai do të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas “Sky Sports”, sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele shihet si zëvendësues ideal i Lukakut. Për momentin, klubi anglez dëshiron 79 milionë sterlina për ish-sulmuesin e Evertonit kurse Martotta dhe Ausilio për momentin nuk janë gati që ta paguajnë këtë shifër të lartë.

Ndërkohë United ka vënë në krye të listët për t’u blerë këto ditë Moussa Dembele, nga Lyon. Kujtojmë që merkato hyrëse në Angli mbyllet me 8 gusht dhe “Djajtë e Kuq” duan të jenë të përgatitur, nëse transferimi i sulmuesit belg mbyllet në ditët e fundit të merkatos për ta.

Dembele ka zhvilluar një sezon të mirë në Francë, ku ka shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka dhënë 6 asisit për shokët e skuadrës. Lyon e bleu për 22 mln euro nga Celtic në vitin 2017 dhe vlera e kartonit të tij tani është dyfishuar.

Related posts

Kamza me sytë nga derbi, për të rigjetur ritmin dhe për të larguar hijen e rënies

Sadik.Autor

James Rodriguez kundër Zidane: Largimi i tij, shpëtim për Realin

Q.Autor

BËRI SEZON TË SHKËLQYER ME AJAX/ Klubi merr vendimin për Erik Ten Hag

Delo.autor

Leave a Comment