Futboll

ËSHTË ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Austri tek klubi… (FOTO)

Tashmë është zyrtare, Bekim Balaj është lojtari më i ri i skuadrës austriake të Sturm Graz.

Sulmuesi i Kombëtares përmes një postimi në “Instagram”, ka pozuar me fanellën bardhezi të Shturmit.

Image

Shkodrani la Akhmat Groznin në Rusi dhe shkoi në Austri si një lojtar i lirë.

Skuadra austriake e mbylli kampionatin  në vendin e pestë sezonin që lamë pas dhe është një klub me jo pak traditë në vendin e vet.

Ndërkaq Balaj ka shkruar: “Kapitull i ri në karrierë time. Me zor pres të fillojmë. Faleminderit Shkumbin Qormemetin për marrëveshjen e arritur!”.

Related posts

Do të luajë apo jo Ramos në gjysmëfinale? UEFA merr vendimin

Sadik.Autor

PAS RONALDOS EDHE POGBA/ Largon birrën nga tavolina e konferencës për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Spalletti kursen kapitenin për Champions, konfirmohet Joao Mario

Isa.Autor

Leave a Comment