Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU NË SEZONIN E FUNDIT ME INTER/ Keita Balde i tërheq vëmendjen gjigandit të Serie A…

Keita Balde u transferua nga Monako tek Interi një sezon më parë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes, me zikaltërit që nuk vendosën ta marrin përfundimisht kartonin e senegalezit.

Sulmuesi tani është kthyer tek Monako përsëri, ku nuk pritet të qëndrojë edhe për shumë gjatë aty. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, 24-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit, të cilët mund të tentojnë transferimin e lojtarin në “San Siro”.

Keita duket si alternativa më e mire, në rast se dështon pista Angel Korrea, e cila ditët e fundit ka filluar të vështirësohet. Kuqezinjtë kishin menduar që më shitjen e Andre Silvës tek Monako, do të mblidhnin fondet e duhura për argjentinasin, por transferimi i portugezit dështoi, dhe tani mund të hasin probleme për Korrean.

Prandaj drejtuesit kuqezi kanë hedhur sytë nga sulmuesi senegalez, si alternativë e sulmuesit të Atletikos, i cili sezonin e fundit luajti i huazuar tek rivalët e Interit. Në 29 ndeshje me ziklatërit ai shënoi 5 gola, githashtu ka edhe një përvojë të madhe në Serinë A, pasi më parë ka luajtur edhe tek Lacio.

Related posts

Po spikat me Sociedadin, “lumë” ofertash për Adnan Januzaj

Sadik.Autor

EROS GREZDA I NDËRRON VITET ME VAJZA VIP/ Pas Nevina Shtyllës, nis histori të re me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ SHAQIRI nuk ndalet, Salah kalon në avantazh Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment