Futboll Sport

ZHGËNJEN PËRSËRI NË MIQËSORE/ Juventus ndalet nga yjet e Koresë (VIDEO)

Juventusi ka zhgënjyer përsëri në në miqësoren e tretë, për këto para-përgatitje, duke barazuar 3-3 me Yjet e Koresë së Jugut.

Ndeshja nisi keq për bardhezinjtë të cilët e panë veten në disavantazh pas vetëm 7 minutash lojë, teksa shënoi Osmar për Koreano Jugorët. Gjithsesi ky avantazh zgjati vetëm 2 minuta pasi në minutën e 9’, mesfushori 21-vjeçar i Juventusit, Simeone Muratore barazoi shifrat në 1-1.

Ndeshja vazhdoi e qetë nga të dyja skuadrat gjatë gjithë pjesës së parë, dhe atëherë kur mendohej se skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë, erdhi edhe goli i dytë për Yjet e Koresë, me anë të Sisinjia. Pjesa e dytë ishte me shumë pak raste për të dyja skuadrat, por me Koreanët që shfrytëzonin rastet që iu jepeshin. Kështu në minutën e 50’, Tagart shënoi për 3-1, të cilët dukeshin se ishin shumë afër fitores.

Mirpo një gol i Matuidisë në minutën e 77’ dhe një gol një minutën e 81’ nga Perreira, bëri që ndeshja të mbyllej në barazim. Për më shumë ndiqni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

Related posts

Liverpooli rikthehet në Angli/ Shikoni gjendjen e Mohamed Salah (VIDEO)

Sadik.Autor

“MAGJI” NË “EURO 2020″/ Sulmuesi Schick realizon një PARABOLË nga mesfusha ndaj Skocisë (VIDEO)

Delo.autor

“SA LODHEMI KOT, DUAN T’IA JAPIN MESIT”/ Pas Pepes akuzon edhe një tjetër portugez

F.autor

Leave a Comment