Futboll Seria A Sport

LAZIO i vendos çmimin SAVICIT/ Vlen më shumë se POGBA dhe RONALDO

Në këto ditë të trajnimit me Lazio, pas kthimit nga pushimet, Sergej Milinkoviç-Savic është duke e mbajtur një profil të ulët, në marrëveshje me agjentin e tij, Kezman, dhe drejtorin sportiv bardhekaltër, Igli Tare. Asnjë konfrontim me klubin, nuk ka dëshirë për ta detyruar transferimin e tij, siç kishte ndodhur në të kaluarën me Biglia dhe Keita.

Me pak fjalë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh nga këtu deri më 17 gusht, kur bie gongu final i merkatos në Itali, mesfushori serb do të jetë në qendër të interesimit të klubeve të ndryshme. Është po aq e qartë se, në qoftë se mbetet te Lazio, Milinkoviç-Savic do të ketë një shpërblim të fuqishëm për besnikërinë e treguar. Kjo, në formën e rinovimit të kontratës dhe rritjes së pagës mbi 3 milionë euro neto.

Megjithatë, do të jenë ditë të ngrohta deri të premten, me Juventusin në radhën e parë, në kërkim të mësymjes së fundit, me në një skenar që do të përfshinte shitjen e njëkohshme të Pjanic për financimin e transaksionit. Edhe Milani, përkundër mohimeve të Leonardos, mbetet në ndjekje të gjurmëve të lojtarit serb.

Edhe Real Madridi ka qenë prej kohësh në rreshtin e parë, ndërsa tani mund të shtyjë përpara në këtë drejtim, duke parë se mund të humbasë kroatin Kovacic (pritet të huazohet te Chelsea) dhe Modric (pëlqen t’i bashkohet Interit). Një interesim përflitet edhe nga Premier League, konkretisht nga Manchester United, i cili mund të përshëndetet nga Pogba.

Vlerësimi për Milinkoviç-Savic është me të vërtetë shumë i lartë, siç e shpjegon troç Claudio Lotito për “Corriere della Sera”: “Sergei është lojtari më i mirë i ri në skenën botërore. Për më tepër, me një rritje të madhe në raport me moshën. Unë nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga Milani apo Juventusi, lëre më nga Real Madridi apo Manchester United.

Sigurisht që nuk shtyj ta shes atë, por nëse më pyetni sa është i vlefshëm, atëherë më kujtohet se vitin e kaluar, më 29 gusht, refuzova një ofertë prej 110 milionë eurosh. Sa është shitur Pogba në Manchester? 105 plus pesë milionë euro. Pra, Milinkoviç vlen më shumë, sepse është shumë më i fortë”.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ CONTE në “pole position” për të marrë drejtimin e gjigantit të Europës

Isa.Autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Vidal komenton: Jam shumë i kënaqur që luaj me…

Delo.autor

DYNAMO KYIV-BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment