Futboll Sport

I SHËNOI JUVENTUSIT NË MIQËSORE/ Braziliani me festën e tij “tërbon” CR7 në stol (VIDEO)

Juventusi ka zhgënjyer sërish pasi nuk ka marrë më shumë se një barazim 3-3 në miqësoren përballë Yjet e Koresë së Jugut.

Në pjesën e parë bardhezinjtë janë surprizuar nga koreanët, me këta të fundit që udhëheqin me shifrat 2-1.

Fillimisht ishte një supergol i Osmar që zhbllokoi rezultatin, ndërsa “Zonja e vjetër” u kundërpërgjigj menjëherë me Muratoren. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë festa ishte përsëri për koreano-jugorët, të cilët shënuan me anë të brazilianit Cesinha.

Sulmuesi, i cili aktivizohet për ekipin e Daegut shënoi një gol mjaft të bukur, por ajo që vodhi vëmendjen e të gjithëve ishte festa. Cesinha së bashku me disa lojtarë të ekipit të tij festuan “alla-Ronaldo”.

Cesinha golin ia dedikoi Cristiano Ronaldos i cili u fokusua nga kamerat i zhgënjyer në stolin rezervë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Mbrojtësi Hysaj vendos për të ardhmen

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME “DEMAT”/ Zbulim i trajnerit Daja, Partizani ka një “gjeneral” të ri në mesfushë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta bën goditjen e madhe, merr një gjigand për sulmin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment