Futboll Ligue 1 Sport

PËRGATIT NJË “DHURATË” PËR PARISIENËT/ Leonardo kërkon Donnarummën tek PSG, ja oferta e “çmendur”

I larguar nga Milani në fund të sezonit, braziliani Leonardo u rikthye te PSG pak ditë më parë në rolin e drejtuesit dhe po përgatit një “dhuratë” për klubin francez, që do të vijë pikërisht nga klubi kuqezi.

Bëhet fjalë për portierin Gigio Donnarumma, të cilin Leonardo e vlerëson shumë dhe është gati të ofrojë 60 milionë euro për Milanin dhe një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro në sezon, për gardianin italian.

Vetë Donnarumma do të preferonte të vazhdonte ende në klubin kuqezi, por drejtuesit e Milanit kanë ndërmend të rregullojnë sa më shpejt aspektin financiar dhe vetëm numri 99 i portës mund të sigurojë para mjaftueshëm për të ndikuar në bilanc.

Megjithatë vlen të theksohet se kalimi i Donnarummës te PSG do të varet shumë edhe nga fushata e shitjeve të klubit francez, pasi këta të fundit për momentin nuk mund të kalojnë në aventurë dhe të rrezikojnë me Fair Play-n Financiar.

Related posts

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Sadik.Autor

Chelsea interesohet për mesfushorin e Nicës, “londinezët” ofrojnë 40 milionë euro

Sadik.Autor

ANALIZA SIPAS PRESTIGJOZES “MARCA”/ Ronaldo mes favoritëve kryesorë për “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment