Futboll Seria A Sport

NGA MUZIKA KLASIKE TEK ARAGOSTAT/ Antonio Conte zbulon mbi shijet e tij

Antonio Konte ka dhënë një intervistë të veçantë për mikrofonat e kinezëve të “PPTV”. Trajneri i ri i Interit ka folur për një televizion kinez mbi shijet e tij muzikore dhe kulinare, përpara se të ndalej tek ato futbollistike.

“Pavaroti apo Majkëll Xhekson? Janë dy zhanre krejt kundërta, por jam atdhetar ndaj zgjedh të parin”, sqaron Konte që njëkohësisht shpjegon se preferon aragostat përpara karkalecave të detit. Për 49-vjeçarin intervista bëhet më komode kur temat janë ato të përditshmërisë me fushën dhe pankinat.

I pyetur mbi një profesion tjetër që mund të bënte, tekniku zikaltër shpjegon: “Puna e trajnerit është ajo që di të bëj, por megjithatë më duket shumë e vështirë. Pjesa më e bukur e profesionit janë emocionet, pasi gjendem gjithmonë duke përjetuar diçka të re për sa u përket ndjesive”.

Në fund të bisedës simpatike me spikerin kinez, Kontes i kërkohet gjithashtu të zgjedhë mes dy legjendave zikaltër siç kanë qenë Lotar Mateus dhe braziliani Ronaldo. “Po flasim për dy lojtarë fantastikë që kanë bërë historinë e futbollit dhe njëkohësisht dy legjenda të Interit. Për shpirtin që hidhte në fushë zgjedh Mateusin, ndërsa për nga golat dhe efikasiteti, Ronaldo ka qenë vërtet një fenomen”.

Related posts

DRIDHET MILANI/ Sulmuesi kuqezi dëshiron të luaj në SPANJË…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Huddersfield – Manchester United

Q.Autor

DUAN TITULLIN/ Merkato dhe Getafe, Lopetegui ka besim tek FORCA E REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment