Futboll Seria A

Juventusi rrezikon Championsin, Allegri: Mendjen te kampionati

Vetëm pak deluzion në fjalët e Massimiliano Allegri-t në fund të ndeshjes së 1/8-ave ku Juventus u çmontua nga 2-0 në 2-2 në Allianz Stadium. “Ishte një ndeshje e bukur, kaluam në avantazh dhe më pas ata na barazuan sepse na bënë presion. Ata kishin mundësinë që të kalonin në avantazh direkt pas dy golave tanë, por Buffon bëri ndeshje të madhe. Edhe ne patëm shansin që të kalonim në 3-0, më pas ata shënuan. Ishte dhe penalltia, e cila u humb. Në pjesën e dytë pothuajse nuk krijuan asnjë rast, por na shënuan. Më vjen keq që mbaroi 2-2, por në ndeshjen e Londrës do të luajmë të gjitha shanset tona për të fituar”.

Më pas për mediat trajneri replikoi ndaj kritikëve në përgjigje të vëmendjes për kampionatin: “Nuk mund të pranoj gjykim nga të tjerët se skuadra do të jetë në presion pas barazimit 2-2 në Champions, sepse Tottenham është një ekip i fortë. Nëse ndodh që ekipi të hyjë në depresion, atëherë nuk do të na duhet një doktor, por shumë dhe të zotë, sepse ky ekip ka fituar 6 kampionate radhazi, tre herë Kupën e Italisë dhe ka arritur dy herë në finale të Champions në tre vite. Nuk e kanë bërë skuadra më të forta si Real, Barcelona, PSG apo Bayern. Fitimi është diçka e jashtëzakonshme, por ndonjëherë kufiri mes suksesit dhe humbjes është domethënës. Sot për shembull mund të shënonim dhe të shkonte rezultati 3-0 apo 3-1 në rastin e penalltisë. Tani, sidoqoftë, duhet të kthehemi të mendojmë për kampionatin, ndryshe Napoli zhduket”.

Related posts

Liverpool gjobitet nga UEFA, për trazirat e shkaktuara në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

“JASHTËTOKËSORI QË PUSHTOI BOTËN”/ Çfarë do të bëjë Messi pasi të dalë në pension?

Delo.autor

ASKUSH SI KLOPP/ Tekniku gjerman vendos rekord absolut në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment