Të tjera

Operohet sërish në dorë, Djokovic në dyshim për turneun Indian Wells

Vazhdojnë problemet fizike për Novak Djokovic. Ish-numri një i botës në tenisit, i cili qëndroi larg aktiviteteve sportive për 6 muaj vitin e kaluar, për shkak të dëmtimit në pjesën e bërrylit të djathtë, të pësuar në çerekfinalet turneut të Wimbledonit, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë problemit.

Dëmtimi ishte kthyer në një shqetësim serioz për tenistin serb, madje dhe gjatë grand slamit të Australian Open iu desh ta brakstiste garën.
Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por, sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se operacioni është kryer në dorën e djathtë, ku Djokovic ndiente dhimbje kur kryente shërbimin.

Kalendari për muajin shkurt nuk parashikonte asnjë angazhim për serbin, ndërkohë që ende nuk dihet sa kohë do t’i duhet të qëndrojë larg aktiviteteve tenistike. Gjithashtu nuk është e qartë nëse Djokovic do të jetë i gatshëm për turneun e Indian Wells në fillim të Marsit.

Related posts

“DUA T’I KEM TË GJITHË TITUJT”/ Fury: Këto janë dy duelet e vetme për të cilat jam i interesuar

Delo.autor

Houston mposht San Antonio, Griffin protagonist për Detroit

Q.Autor

Shqiptarët “pushtojnë” tokën Serbe, befasojnë me medalje

Sadik.Autor

Leave a Comment