Futboll La Liga Sport

KONSIDEROHET SI I PADËSHIRUESHËM TEK REAL/ Anulohet transferimi i Bale në Kinë, ja shkaku

I konsideruar si i padëshirueshëm nga klubi i Real Madrid, Greth Bejl dukej se karrierën e tij do ta vazhdon te në kontinentin aziatik.

Uellsiani ishte shumë pranë firmës me klubin e Jiansug Suning.

Në Kinë, ai do të merrte edhe një pagë shumë më të mirë se tek Real Madridi, ku ai ishte tashmë lojtari më i paguar me 17 milionë euro neto vjetore.

Bale do të përfitonte rreth 1.2 milionë euro në javë me kontratën potenciale, që do të nënshkruhej për tri vite, por duket se Real Madrid do të anulojë një mundësi të tillë.

Gazetari i BBC, David Ornstein, mëson se klubi madrilen e ka refuzuar një marrëveshje për kalimin e lojtarit të tyre në Kinë.

Merkato në Kinë mbyllet të mërkurën, dhe Bale mund ta humb mundësinë e tij për t’i mbushur xhepat me para.

Related posts

STATISTIKAT E FRIKSHME/ Manchester City makineri rekordesh në Premier, Guardiola i lë pas të gjithë

Delo.autor

Zidane: Reali dhe Juve kanë mentalitet të njëjtë

Sadik.Autor

FANTASTIK/ Shikoni si STRAKOSHA bëhet “FLUTUR” dhe ndal “YLLIN” e MILANIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment