Futboll Premier League Sport

DOPINGU BËHET PROBLEM NË ANGLI/ 11 futbollistë janë lejuar të luajnë me teste pozitive, ja shkaku befasues

Futbolli anglez ka qenë ndër vite një nga ligat më të preferuara për shumë futbollistë, por kohët e fundit po përballet me shumë probleme. Përveç racizmit që tashmë është kthyer në “normalitet” në Angli, duket se edhe dopingu po kthehet në një problem shqetësues.

Në 3 vitet e fundit, shumë futbollistë i janë nënshtruar kontrolleve anti-doping dhe ka rezultuar se 11 futbollistë kanë rezultuar pozitivë në përfundime. Ata kanë përdorur lloje të ndryshme drogash sportive, si morfina, amfetamina, italian apo triamcionolon. Federata Angleze ka pranuar se këto substanca janë përdorur, pa u shkelur rregullat.

Sportistët i kanë përdorur për arsye shëndetësore, megjithatë problemi qëndron te fakti se asnjë nga futbollistët nuk është informuar në lidhje me këtë. Federata nuk u ka bërë me dije se kanë rezultuar pozitivë dhe kjo mund të bëjë që futbollistët ta përdorin sërish duke shkelur edhe rregulloren, për ta kthyer në një problem serioz.

Related posts

MIQËSORE MË 7 TETOR/ Federata konfirmon kundërshtarët e kombëtarës shqiptare

Delo.autor

Trajneri i portugezëve: Ronaldo i rëndësishëm, por i vetëm nuk mund të…

Isa.Autor

DISA TRANSFERIME JANË TË PAMUNDURA/ Puyol rrëfen: Real Madrid ka tentuar dy herë të më marrë, por…

Delo.autor

Leave a Comment