Futboll Sport

U PËRBALL ME “KATALANASIT” NË MIQËSORE/ Iniesta tregon emocionet e ndeshjes kundër Barcelonës

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis Barcelonës dhe japonezëve të Kobe Visel, me këta të fundit që kanë në ekipin e tyre një legjendë të katalanasve si, Andres Iniesta.

Në një intervistë pas ndeshjes Iniesta është shfaqur i emocionuar, teksa u shpreh: “Ishte e çuditshme dhe e veçantë të përballesha me ish-ekipin tim. Por, sapo fillon ndeshja duhet të shqetësohesha vetëm për të luajtur dhe për të dhënë një imazh të mirë për veten. Unë jam i gëzuar dhe e kam shijuar këtë ndeshje.

Në përgjithësi nuk mendoj se ishim keq në lojën tonë, por ka qenë një ditë e veçantë, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nuk më vjen keq, kjo është diçka shumë e bukur. Por, do të doja të kisha dëshirën dhe forcën që të vazhdoja të luaja me Barçën”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Related posts

Salah hyn në histori të Premier Leagues dhe shënon super gol

Sadik.Autor

Mourinho: Mos thoni se Man City e fitoi titullin sepse ne humbëm… nuk është e drejtë!

Sadik.Autor

LIVERPULI/ Runi sulmon Van Dajk dhe Salah: Ata nuk…

F.autor

Leave a Comment