Futboll Sport

1000 PAUND KUSH KËRCEN SA RONALDO/ Shikoni sfidën që po “çmend” tifozët në rrugë (VIDEO)

Tifozët mundohen të kopjojnë idhujt e tyre, sipas stilit të flokëve, veshjes, apo edhe në tatuazhe, teksa blejnë edhe fanellat e tyre, vit pas viti.

Por, dy të rinj, kanë vendosur që t’i shpërblejnë tifozët, që ia dalin të kopjojnë atë që bëjnë lojtarët në fushë. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dy të rinj kanë vendosur të dhurojnë plot 1000 paund, për këdo që ia del të kapë me kokë topin, në lartësinë 2.65 metra.

Kjo ishte lartësia që portugezi shënoi në fundin e sezonit, në takimin ndaj Torinos, një nga golat më të bukur të tij me kokë. E në fakt, pas shumë tentativash nga njerëz të ndryshëm në rrugë, një prej tyre ia doli ta prekte topin, dhe mori paratë e premtuara.

Related posts

STADIUMET ME DYER TË MBYLLURA/ Ja sesi tifozët e Egnatias do të ndjekin skuadrën për finalen ndaj Dinamos…

Delo.autor

Michael Reschke: Pavard nuk e shesim as për 50 milion euro

Sadik.Autor

XHAKA “NGUJOHET” PAS PËRPLASJES ME TIFOZËT/ Shokët e skuadrës i shkojnë në shtëpi

F.autor

Leave a Comment