Futboll Sport

“DUHET TË KEMI KUJDES PËR…”/ Rumenige i quan çmenduri kontratat e lojtarëve me shifra stratosferike

Bayern Munchen njihet si një klub i cili u qëndron shumë strikt rregullave të tyre të brendshme.

Bavarezët jo pak herë kanë treguar se edhe pse e kanë mundësinë financiare për të shpenzuar shifra të çmendura apo për t’i ofruar kontrata marramendëse futbollistëve, sërish nuk dalin nga tradita e tyre.

Së fundmi, ishte Karl-Heinz Rumenige, ai i cili u shpreh mbi shifrat e merkatos në ditët e sotme, apo pagat faraonike që përfitojnë lojtarët, ndërsa shtoi se Bayerni nuk do të bëhet pjesë e kësaj çmendurie.

“Ajo që më shqetëson nuk janë vetëm shumat prej 100 apo 120 milionë për të transferuar një futbollist. Tashmë, këtu nuk ka asgjë spektakolare. Por, më shqetësojnë rrogat e futbollistëve, mbi të gjitha në Spanjë, Angli dhe Itali. Dhe tendenca është te të paguarit neto. Duhet të kemi kujdes për të mos destabilizuar rendin tonë të pagave.

Për shembull, Griezmann përfiton pagë milionere dyshifrore në sezon dhe neto. E gjitha kjo, duhet shumëzuar me dy, pasi klubi është përgjegjës edhe për të paguar taksat. Por, Bayerni nuk do të marrë pjesë në këtë çmenduri”, u shpreh Rumenige.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA AFRIKA/ Bletët vërshojnë në fushën e lojës, shikoni si reagojnë lojtarët (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Chelsea – West Ham

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “CAS-i” ka vdekur, presidenti i La Ligas nuk përmban inatin

Delo.autor

Leave a Comment