Futboll Sport

NJË TELEFON I NDRYSHON TË ARDHMEN/ Elseid Hysaj gati hapin e madh drejt gjigandëve europian

Hysaj mbetet një emër fiks në merkaton e transferimeve, një nga lojtarët më të përmendur në Serie A. E ardhmja e tij është gjithnjë e më larg Napolit por për të zbuluar ekipin e ri duhet pritur ende. Sipas “Corriere dello Sport”:

Fonseca ka telefonuar personalisht Hysajn për ta bindur për tu transferuar tek Roma, një mënyre kjo për ti treguar se është i rëndësishëm. Anësori i Kombëtares shqiptare parimisht ka gjetur akordin me ekipin kryeqytetas, agjenti tij dhe drejtori sportiv i Romës janë takuar personalisht por për të arritur deri tek zyrtarizimi duhet ende kohë pasi Napoli nuk heq dorë nga kërkesa e tyre, Hysaj vlen 20 milion euro.

Për një anësor kjo është një shumë e madhe, shkruan Corriere, për më tepër që ai rol nuk është prioritet për momentin në shtëpinë verdhekuqe. Roma mund të shkoj maksimumi deri në 17 milion, shumë të cilën kërkojnë ta paguajnë në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare. Aktualisht nuk janë ende kushtet për të mbyllur këtë marrëveshje por merkato është ende e gjatë dhe Roma nuk e ka me nxitim. Fillimisht duhet të gjejnë një qendërsulmues dhe një qendërmbrojtës, më pas do të bëjnë edhe një herë llogaritë për të kuptuar se sa para i mbeten për të investuar për Hysajn.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E CR7/ Shikoni si e kuotojnë kompanitë e basteve të ardhmen e Ronaldos

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Juventusi gati të paguajë klauzolën për yllin e Bundesligas….

Delo.autor

TORASA TREMB TIRANËN/ Argjentinasi rrezikon seriozisht derbin

Delo.autor

Leave a Comment