Futboll Sport

ZYRTARE/ Xhemalaj i bashkohet Teutës, rikthim i bujshëm në Durrës (FOTO)

Orjan Xhemalaj është rikthyer tek Teuta.

Mesfushori 30-vjeçar ka arritur marrëveshjen me dursakët dhe do të vihen menjëherë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi.

“Orjan Xhemalaj ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Orjan Xhemalaj është përforcimi i radhës për skuadrën durrsake. Mesfushori është kthyer sërish në familje! #MirësevjenOrjanXhemalaj”, thuhet në njoftimin e Teutës.

Ky i fundit është rritur në ekipet e moshave të durrsakëve, madje bëri edhe debutimin në Superiore me ta, teksa në vitet 2007-2011, u aktivizua për 48 ndeshje.

Më pas 30-vjeçari luajti për një sezon me Dinamon, dy me Kamzën dhe prej vitit 2015 ishte pjesë e Erzenit të Shijakut, ndërsa tashmë rikthehet sërish aty ku e nisi me futbollin.

Related posts

Valverde: Jemi ekip i vështirë për t’u mposhtur

Q.Autor

INZAGHI NË DYSHIM? Nga kushti për të qëndruar te pasuesi, në Itali zbardhin detajet

F.autor

Milani nuk humbet kohë dhe nis tratativat për të ofruar futbollistin e Torinos

Sadik.Autor

Leave a Comment