Futboll Seria A Sport

ËSHTË VËLLAI I MOISE KEAN/ Giovanni zbulon të ardhmen e futbollistit, ja klubi i ri

Moise Kean mund të konsiderohet tanimë një futbollist i skuadrës angleze të Evertonit. Talenti italian me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili mahniti në pjesën e dytë të sezonit të shkuar falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me Juventusin, do të veshë fanellën blu të skuadrës nga Liverpooli, duke prekur për herë të parë në karrierë Premier Leaguen.

Së fundmi për ta konfirmuar këtë lajm, vëllai i Moise, Giovanni Kean ka bërë një postim në Instastoryn e tij, ku e paraqet sulmuesin 18 vjeçar të veshur me fanellën e Everton.

Duke iu referuar mediave italiane, kampionët e Italisë do të përfitojnë 32 milion euro nga kartoni Kean.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Lojtari i Juventus drejt transferimit tek rivalët e…

Delo.autor

ÇMENDURI PËR NJË PORTIER/ Chelsea bën “pazar” në Milano, ofron 90 mln euro

F.autor

LISTA PARAPRAKE E HOLLANDËS/ Koeman habit tifozët, grumbullon yllin veteran në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment