Futboll Kategoria Superiore Sport

KALENDAR “BOMBË”/ Nga Tirana tek Vllaznia, Kukësi ka 5 ndeshje radhazi me pretendentët. Shikoni sfidat në vijim…

Humbja me Kastriotin vazhdon të “djegë” te Kukësi dhe për më tepër ajo që e pret ekipin e Mirel Josës në vazhdimësi ia bën edhe më të vështirë misionin. Kalendar “bombë” për verilindorët në pesë javët e ardhshme të Superiores, ku mund të luhen fatet e sezonit. Të shtunën Kukësi luan kundër Tiranës, ndërsa më pas e presin katër ndeshje radhazi me ekipe që luftojnë për titullin dhe Europën, si Partizani, Teuta, Laçi dhe Vllaznia që kryeson kampionatin.

Me 11 pikë më pak nga vendi i parë në gjysmën e kampionatit, edhe vetë drejtuesit e klubit verilindor janë të ndërgjegjshëm se nuk mund të luftojnë për titull. Nëse shpallja kampion ishte një objektiv madhor në fillimin e sezonit, tashmë synimi është fitimi i Kupës dhe sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Europës përmes vendit të dytë ose të tretë në kampionat.

NDESHJET – Turi i forcës nis me ndeshjen e së shtunës ndaj Tiranës, teksa ndaj kampionëve në fuqi, ekipi i Josës do të kërkojë të fitojë për herë të parë këtë kampionat (në fazën e parë ka humbur, ndërsa në të dytën ka barazuar). Vetëm 4 ditë pas përballjes me Tiranën, verilindoret do të luajnë me ekipin tjetër të kryeqytetit, Partizanin. Të kuqtë kanë dalë fitues në dy takimet e deritanishme ndaj Kukësit. Kalendari parashikon më 21 shkurt një tjetër sfidë delikate, pikërisht me Teutën e Edi Martinit në transfertë.

Më 27 shkurt verilindorët do të presin Laçin në “Elbasan Arena” për llogari të javës së 22-të. Ndërsa më 3 mars Kukësi do të përballet me Vllazninë, duke luajtur kështu në më pak se një muaj fatet e sezonit. Natyrisht, pesë fitore radhazi do të ishin një mrekulli, por në këtë situatë dhe me formën që kanë rivalët, verilindorët mund të kënaqeshin edhe me barazime. Gjithsesi, ky është momenti kur skuadra duhet të tregojë forcën.

NDRYSHIMET – Trajneri Josa ka folur me ekipin para stërvitjes së djeshme dhe ua ka bërë të qartë futbollistëve se duhet të sakrifikojnë më tepër për ekipin. Te Kukësi nuk do të ketë më lojtarë të paprekshëm në formacion, kështu që gabimet e bëra ndaj Kastriotit do të duhet të rregullohen gjatë këtyre pak ditëve me qëllim që ndaj Tiranës skuadra të jetë kompakte për të marrë fitoren. Sipas të gjitha gjasave, mbrojtësi lituanez, Baravikas, si dhe mesfushori gjeorgjian, Tsinszade, do të luajnë nga minuta e parë ndaj bardhebluve.

KALENDARI NË VIJIM:

JAVA 19 (12-13 SHKURT)

E premte

Teuta-Skënderbeu 16:00

E shtunë

Tirana-Kukësi 14:00

Vllaznia-Apolonia 14:00

Bylis-Laçi 14:00

Kastrioti-Partizani 14:00

JAVA 20 (17 SHKURT)

TIRANA-TEUTA 14:00

LAÇI-KASTRIOTI 14:00

APOLONIA-BYLISI 14:00

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 17:00

KUKËSI-PARTIZANI 17:00

JAVA 21 (21-22 SHKURT)

BYLISI-SKËNDERBEU 14:00

KASTRIOTI-APOLONIA 14:00

TEUTA-KUKËSI 17:00

VLLAZNIA-TIRANA 18:00

PARTIZANI-LAÇI 18:00

JAVA 22 (26-27 SHKURT)

TEUTA-VLLAZNIA 18:00

TIRANA-BYLISI 14:00

APOLONIA-PARTIZANI 14:00

SKËNDERBEU-KASTRIOTI 17:00

KUKËSI-LAÇI 17:00

JAVA 23 (3 MARS)

VLLAZNIA-KUKËSI 17:00

BYLISI-TEUTA 14:00

KASTRIOTI-TIRANA 14:00

PARTIZANI-SKËNDERBEU 17:00

LAÇI-APOLONIA 14:00

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 3-1

Delo.autor

Hamilton egoist: Ende nuk është zbuluar pasardhësi im

Sadik.Autor

MOMENT REFLEKTIMI/ Dinamo bën prova për ndryshimin e skemës, Shkëmbi me stil “italian” ndaj Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment