Futboll La Liga Sport

PAS ELIMINIMIT NGA “AUDI CUP”/ Zidane befason: Vetëm për ketë kemi nevojë…

Zinedine Zidane i ka siguruar tifozët e Real Madridit se ai ka besim të madh te skuadra e tij aktuale para sezonit të ri.

Zidane i bëri këto komente pas humbjes së radhës të Real Madridit në ndeshjet miqësore parasezonale.Real Madridi u mposht 1-0 nga Tottenhami në gjysmëfinale të “Audi Cup” në Munih, ku golin e vetëm e shënoi Harry Kane.

Edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje parasezonale dhe u turpërua 7-3 nga rivali Atletico Madrid, Zidane beson se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur.

“Sot ishim më të mirë dhe çfarë duhet të bëjmë tani është të përmirësohemi çdo ditë”, tha Zidane.

“Nuk jam i lumtur me humbjen, por sot ishim më të mirë (se në ndeshjet e tjera). Unë e di që e kam një ekip madhështor dhe tifozët e Real Madridit nuk duhet të shqetësohen. Ajo për çfarë ne kemi nevojë është një fitore. Vetëm për ketë kemi nevojë”, shtoi ai.

Related posts

“TËRMET” NGA BRAZILI/ Neymar akuzohet për përdhunim: I pirë dhe agresiv

F.autor

Flamurtari akord me ish-mbrojtësin e Partizanit, pritet sot në Vlorë

Isa.Autor

Roma në garë për mesfushorin belg, Marouane Fellaini

Q.Autor

Leave a Comment