Breaking News Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Grabitet me armë biznesi i Presidentit Duka, personat hynë me leva dhe pistoleta

Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë “Aiba” në Shkozet.

“Panorama Sport” mëson se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.

Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton mbi ngjarjen, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga uniformat blu.

Related posts

PAS SHUMË KËRKIMEVE PËR YLLIN/ Inter nuk do blejë lojtarin e huazuar, synon “dështakun” e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Zhgënjehet Zidane, ka një kërkesë të rëndësishme për klubin

Q.Autor

ZYRTARE: Djali i Zidane ndryshon skuadër, bëhet shok skuadre me ‘yllin’ shqiptar

Q.Autor

Leave a Comment