Futboll Seria A Sport

“DO RIVALIZOJMË NË CHAMPIONS”/ Flet Milan Skriniar: Trajneri Conte është një çekiç…

Ai është kapiteni i njerëzve të thjesh të, prandaj duhet dëgjuar, sepse mendimet e tij pasqyrojnë shumë shpesh ndjenjën popullore të tifozit interist. Milan Shkriniar është i ngazëllyer pas ndeshjes me PSG-në, por dallohet një kilometër larg që entuziazmi i shprehur nga Antonio Konte pas punës së bërë në Azi ka përfshirë edhe sllovakun. “E vërteta është që bëmë shumë mirë ndaj PSG-së, edhe më mirë se ndaj Juventusit. Interi i ri po del në skenë”, bëri hyrjen e tij qendërmbrojtësi i milanezëve, që më pas, vazhdon edhe më gjatë intervistën e tij për “Gazzetta dello Sport”.

Shkriniar, dëshira për të mos u dorëzuar kurrë është parë qartë në rezultatet tuaja. Kundër Juventusit ishte një ndeshje me tone të larta krenarie, ndërsa kundër PSG-së arritët që ta shmangnit humbjen në sekondën e fundit…

Nuk do të kishte qenë e drejtë ta humbnim atë ndeshje, sepse krijuam dhe patëm më shumë raste sesa PSG-ja për të gjetur golin. Por mbi të gjitha, në pjesën e parë ofruam një futboll të bukur dhe kjo ishte gjëja më pozitive.

Deri tani keni pasur përballë kundërshtarë të nivelit të lartë dhe vetëm ndaj Mançester Junajtid e pamë Interin në vështirësi…

Skuadra po funksionon, u pa shumë mirë me PSG-në. Preferoj që të luaj ndeshje të vështirë, me kundërshtarë të fortë, sesa të tjera. Në këtë mënyrë mund të kuptosh më qartë dozën e përmirësimit të bërë gjatë ditëve, pas çdo ndeshjeje.

Çfarë ka ndryshuar me Konten kundrejt epokës “Spaleti”?

Sistemi i lojës në prapavijë, pasi mbrojtja me tre lojtarë ka mekanizma të ndryshëm. Këtu duhet të përmirësohemi, por po punojnë shumë çdo ditë për këtë. Konte është një çekiç, pasi ka ditur të godasë në kokën tonë të gjitha idetë që ai ushqen dhe së bashku me stafin e tij na shpjegon gjithçka në detaje. Idetë e tij i sqaron shumë qartë, shumë thjesht dhe për ne kjo është tepër e rëndësishme. Po punojmë mirë, Interi është në rritje dhe ne duhet vetëm të vazhdojmë të ndjekim trajnerin tonë.

antonio konte

E ndieni që po lind një Inter për “katet” e larta të renditjes?

Sigurisht, po lind diçka e rëndësishme, kjo është e sigurt. Me Konten, të gjithë ne lojtarët kemi kuptuar se mund të rritemi individualisht. Kjo është ndjenja që na ka transmetuar. Dhe pikërisht kjo është ajo që na ka sjellë shumë entuziazëm.

E dini që Godin ju ka përkufizuar “spektakolar”?

Diego është një kampion i madh. Ndihem mirë me atë dhe do të ishte e pamundur që ta mendoja ndryshe. Është një djalë fantastik, i fortë dhe mbi të gjitha do të na japë një ndihmë të madhe neve të rinjve dhe Interit. Jam i bindur.

Sistemi i ri i lojës duket se ju ka dhuruar një marsh më shumë në shpejtësinë e aksionit. Jeni dakord me këtë?

Po punojmë mbi diçka ndryshe, kundrejt të kaluarës dhe jo vetëm në lidhje me modulin. E gjithë skuadra e ka kuptuar këtë dhe nga ana fizike, sivjet ndihemi të gjithë shumë më të fortë.

A ishte ndeshja e luajtur ndaj Juventusit ajo që ju bindi më shumë mbi forcën tuaj?

Po, e saktë. Bëmë një ndeshje të madhe ndaj një prej skuadrave më të forta të Europës dhe ndaj PSG-së, jo vetëm që u përsëritëm, por luajtëm edhe më mirë. Fakti që ndeshje pas ndeshjeje vetëbesimi tek i gjithë grupi po shtohet, do të thotë se jo vetëm në Serinë A, por edhe në Champions mund të luajmë me armë të barabarta me cilëndo që do të gjejmë përballë. Jam i bindur për këtë, jam i bindur mbi punën e Kontes dhe atë çfarë ai ka në kokë për këtë skuadër.

Related posts

Kane, anglezi i dytë që fiton Këpucën e Artë në Botëror

Isa.Autor

DIMESIONET E BOTËRORIT/ Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Isa.Autor

GODITJA E FUNDIT E MILAN-IT MBËRRIN NË ITALI/ Maldini: Ja motivi pse e morëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment