Futboll Seria A Sport

ANGJENTI UDHËTON DREJT ANGLISË/ Juventus – Manchester United gati shkëmbimin e bujshëm…

Manchester United dhe Juventus kanë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Paulo Dybala dhe Romelu Lukakun.

Sipas asaj që shkruan “Sky Italia”, marrëveshja pritet të zyrtarizohet ditët në vijim ndërsa agjenti i Dybalasë ka udhëtuar drejt Manchesterit për të negociuar detajet e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Ndërkohë në krahun tjetër, Lukaku është i gatshëm të bashkohet me Juventusin, pasi Interi ka hequr dorë nga sulmuesi belg.

E vetmja kërkesë e Lukakut është që paga nuk duhet të pësojë ulje pas kalimit në Torino.

Dybala ka shënuar 57 gola në 128 ndeshje për Juventusin që nga koha kur u bashkua me “Zonjën e Vjetër” nga Palermo në 2015.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Udhëton drejt Italisë për të firmosur me Milan mbrojtësi…

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kamza-Tirana, dueli për të dalë nga kriza, Flamurtari-Teuta për vazhdimësinë

Isa.Autor

HUMBJA NË KUPËN E ITALISË/ Ja çfarë ndodh për herë të parë në karrierën e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment