Futboll Sport

KUKËSI-KASTRIOTI E TRUKUAR? Reagon Safet Gjici: Nuk kemi frikë…

Presidenti i Kukësi, Safet Gjici ka reaguar pas publikimit të raportit kofidencial të UEFA-s, dërguar FSHF-ës nën akuzën e trukimit të ndeshjes.

I kontaktuar nga BalkanWeb, presidenti i kubit verilindor ka qenë shumë i prerë duke mohuar akuzat madje nënvizon se nuk ka frikë nga ndonjë hetim i mundshëm i UEFA-s.

“Kukësi kurrë nuk ka trukuar ndeshje as nuk trukon, jo vetëm brenda kampionatit tonë por as në kupat e Europes.

“Nuk i druhemi fare një hetimi të mirëfilltë nga UEFA se jemi totalisht të pastër nuk i njoftim ne këto gjëra”, theksoi numri një i klubit verilindorë.

Dy klube të tjera të Kategorisë Superiore akuzohen se janë përfshirë në trukimin e ndeshjes së vlefshme për javën e 36-të të kampionatit të kaluar. “Panorama Sport” ka zbuluar raportin konfidencial që UEFA ka dërguar në institucionin e futbollit shqiptar vetëm 24 orë pas zhvillimit të ndeshjes Kukësi-Kastrioti 3-1, e luajtur më 30 maj në fushën asnjanëse të Kamzës.

Më 1 qershor UEFA përmes sistemit të monitorimit të basteve BFDS, njoftonte FSHF-në se ka prova të qarta se rezultati i ndeshjes është luajtur në baste për qëllime përfitimi.

Sikur të mos mjaftonte lënia në fuqi e dënimit me 10 vite të Skënderbeut, tashmë futbolli shqiptar vazhdon të damkoset nga historia e trukimeve. Natyrisht, kjo nuk është e parë që në FSHF vijnë raporte të tilla, sidomos në 10 vitet e fundit, por Komisioni i Etikës nuk ka marrë kurrë vendime konkrete.

Related posts

E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen trajneri i ekipit të Kategorisë së Parë

F.autor

NËNA SHQIPTARE DHE BABAI SERB/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

Delo.autor

BËN GJESTIN E MADH/ Messi siguron 50 mijë vaksina për të gjithë futbollistët në Amerikën Latine

Delo.autor

Leave a Comment