Futboll Sport

GAFAT, AUTOGOLA DHE EURO GOLA/ Kampionët e Europës fitojnë me përmbysje ndaj Lyon

Liverpuli fitoi me shifrat 3-1 miqësoren e sotme ndaj Lionit, por në takim nuk munguan as gafat, as autogolat, por edhe eurogolat.

liverpuli

Takimi nisi me një gafë të portierit Alison. Brazilianit i iku një top shumë i thjeshtë nga duart, dhe kështu shkaktoi penallti për francezët. Nga pika e bardhë, nuk gaboi Memfis Depai.

Gjithsesi, ekipi i Klopit ia doli të përmbyste shifrat me dy gola të shpejtë. Në minutën e 17-të, ishte Roberto Firminjo që shënoi me një kthesë të bukur nga brenda zone, ndërkohë që në të 21-tën, Andrersen shënoi një gol në portën e tij, dhe i dha avantazhin të kuqve.

Në minutën e 53-të, u shënua edhe goli i fundit i sfidës, nga i riu Herri Uillson, dhe në fakt ekzekutimi ishte fantastik, nga rreth 30 metra.

Related posts

ANALIZA/ “Galaktikët” e Real Madrid fitojnë kur s’kanë topin

Delo.autor

E FUNDIT/ Tirana përforcon sulmin, prezanton futbollistin e shumëpritur në merkato

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Trajneri i Skocisë: Respekt për Shqipërinë, por e merituam fitoren…

Isa.Autor

Leave a Comment