Futboll

Deulofeu yllit të Realit: “Në Barcelonë luani nëse jeni shok i Messit”

Deulofeu ka shpërthyer pas largimit nga Barcelona. Fajtorin kryesor për mos ambientimin në Camp Nou e sheh Lionel Messin.
Gerard Deulofeu, që është huazuar në Watford në afatin kalimtar të janarit, e ka fajësuar Lionel Messin për largimin nga Barcelona – ku bëri 17 paraqitje dhe shënoi dy gola.

Ky është lajmi bombastik që jep “Diario Gol”, që raporton se lojtari ia ka kumtuar këtë shokut të Spanjës U-21 dhe mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos.

“Ju luani nëse jeni vetëm shoku i Messit”, raportohet t’i ketë shkruar Deulofeu-Ceballos në WhatsApp.

Ceballos e beson këtë pasi në të njëjtën situatë ndodhet te Real Madridi.

Haptazi, Cristiano Ronaldo e ka pranuar se skuadra e tanishme është më e dobët se edicionin e kaluar, duke shfaqur kështu pakënaqësinë në transferimet e verës.

Related posts

U GRUMBULLUA ME KOMBËTAREN SLLOVAKE/ Milan Skriniar analizon: Me ardhjen e Contes, Interi gati për…

Delo.autor

SERIE A/ Genoa në avantazh kundër Napolit (VIDEO)

Isa.Autor

Mourinho e ka fiksim/ Manchester United ofron 50 milionë euro për mbrojtësin italian të Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment