Të tjera

FOTOLAJM/ Luhej gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, fiken dritat në pallatin e sportit

Tirana është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas fitores 101-77 ndaj Kamza Basket, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Një ndeshje me rivalitet për 20 minuta, ku Kamza luajti si e barabarte me kampionët bardheblu, ndërsa në pjesën e dytë ishte një dominim absolut i bardhebluve, që fituan me meritë. Në finale, Tirana do të luajë me skuadrën që do të dalë fituese nga përballja mes Teutës dhe Partizanit.

Ndeshja nis pa shumë ritëm dhe emocione, skuadrat gabojnë shumë në periodën e parë, por Tirana është disi më e saktë dhe udhëheq 19-14. Në të dytën skuadra e Kamzës ngre ndjeshëm ritmin dhe përfiton nga gabimet e bardhebluve për të rihapur ndeshjen, madje edhe duke përmbysur shifrat në 34-35. Por Tirana “zgjohet” dhe arrin të rikuperojë dhe udhëheqë 44-42 në përfundim të pjesës së parë.

Momenti kur ne “Feti Borova” largohet energjia elektrike

Në të dytin në fushë dominon skuadra bardheblu, që nis gradualisht të shkëputet, duke udhëhequr 73-62 në përfundim të periodës së tretë, ndërkohë që shifrat thellohen edhe më shumë në çerekun e katërt. 10-minutëshi i fundit është thjesht një formalitet për Tiranën, që fiton thellë 101-77, ndërkohë që për t’u theksuar shkëputja e energjisë elektrike për disa minuta, duke bërë që takimit të ndërpritet.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e meshkujve (2 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, 101-77 (19-14, 25-28, 29-20, 28-15)

Teuta – Partizani, ora 18.00 (salla Feti Borova)

Finale (3 shkurt)

Tirana – Teuta/Partizani, ora 18:00 (Feti Borova)

Related posts

Italianët protagonistët e Turit, Gaffurini fiton etapën e 4-t, Gazzara lider

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Legjenda e boksit, Mike Tyson rikthehet të duelojë në ring

Delo.autor

U MBYLLËN LOJËRAT OLIMPIKE NË TOKIO/ Ja cili shtet merr flamurin për Olimpiadën e vitit 2024…

Delo.autor

Leave a Comment