Futboll Seria A Sport

TRANSFERIMI TEK “DJAJTË E KUQ” NË DYSHIM/ Paulo Dybala kërkon këshillën e Ronaldos, ja çfarë i thotë portugezi

Paulo Dybala u kthye dje nga pushimet, dhe ju bashkua pjesës tjetër të skuadrës në qendrën stërvitore në Continassa.

“Daily Mail” raporton se pas kthimit të Torino, Dybala ka kërkuar këshillën e Ronaldos, mbi lëvizjen e mundshme në “Old Trafford”.

Portugezi i ka lënë të kuptoji Paulos, se e aprovon lëvizjen e tij drejt United. Cristiano i ka thënë argjentinasit, se ai është bërë një kampion gjatë qëndrimit gjashtë vjeçar tek Manchester United.

Transferimi i Dybala-s tek “Djajtë e kuq’”, do të bënte që Romelu Lukaku t’i bashkohej skuadrës së Juventus, pasi do të ketë një shkëmbim midis tyre.

Kujtojmë se dëshirë për ta pasur Lukakun ka pasur dhe Inter, por pas futjes në garë të juventinëve gjithçka ka ndryshuar.

Related posts

VIDEO/ Manchester ​United fiton pas tre barazimeve, mposht Evertonin

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Barcelona kërkon sulmues, agjenti Mendes i ofron lojtarin e Premier League…

Delo.autor

EURO 2020/ Zvicra mposht me “POKER” Gjibraltarin dhe mbetet në vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment