Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Icardi “kërcënon” klubin e Inter me padi, ja shkaku befasues

Në momentin që, Antonio Conte erdhi në krye të pankinës së Interit,  mes klubit “zikaltër” dhe Mauro Icardi u hap një konflikt.

Kjo pasi Conte i ka thënë drejtuesve se nuk dëshiron në skuadër lojtarë që rrezikojnë të përçajnë klubin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Interit – Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Lele Oriali u takuan të enjten me Icardin dhe i thanë se ai mund të mos luajë asnjë minutë gjatë sezonit të ardhshëm.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak argjentinasit, i cili dëshiron të largohet nga Interi vetëm nëse i sigurohet transferimi tek Juventus.

Nëse ky transferim nuk ndodh dhe Icardi mbetet jashtë skuadrës së Interit për Serie A apo Ligë të Kampionëve, argjentinasi ka thënë se do ta padisë klubin.

Ai do të akuzojë klubin me pretendimin se klubi po tenton ta detyrojë atë të largohet nga vendi i punës së tij përmes keqtrajtimeve, izolimit dhe frikësimit.

Nëse Icardi detyrohet të stërvitet i ndarë prej pjesës tjetër të grupit, ai mund ta fitojë këtë proces gjyqësor. Këtë gjë e kishte bërë Goran Pandev kur e kishte paditur Lazion që ia kishte përfunduar kontratën para kohe.

Një gjë e tillë do ta lejonte Icardin të largohej nga klubi si transferim i lirë menjëherë, përkundër që kontrata e tij në San Siro është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021.

Related posts

BARCELONA PA MESSIN/ I shkon Rayo Vallecanos që ka harruar pët fitore, (FORMACIONET)

Isa.Autor

Manchester United ka kthyer interesimin për mesfushorin francez të Juventusit, Blaise Matuidi

Q.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM! Tropojani që do të luajë për Kosovën shënon golin e tretë radhazi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment