Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Drejtuesit e Inter takojnë Icardin, i tregojnë ofertat

Icardi-Inter është një nga temat më të diskutuarat në këtë merkato vere, për shkak të marrëdhënieve jo të mira mes palëve.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit kishin një takim me sulmuesin argjentinas ditën e djeshme.

Gjatë takimit, Icardit iu paraqitën ofertat që kanë ardhur nga Roma dhe Napoli, të cilët janë të interesuar për të marrë shërbimet e argjentinasit.

Lojtarit i është bërë e qartë, se nëse vazhdon të qëndrojë tek Interi, ai nuk do të luajë asnjë minutë gjatë gjithë sezonit.

Flitej se për 26-vjeçarin interesohej edhe Juventusi, por së fundmi bardhezinjtë janë afër transferimit, të sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

Dëshira e Icardit është të qëndrojë tek Interi, por mesa duket zikaltrit nuk do të ndryshojnë mendje dhe sulmuesi duhet të shikojë një destinacion të ri.

Related posts

EPISODI QË NISI NGA GRUSHTI QAKËS/ Klubi i tij rrezikon përjashtimin në tavolinë nga….

Delo.autor

E VESHUR SENSUALE/ Pozoi për t’i dhënë fat të fejuarit, gjermani luajti vetëm… pesë minuta (FOTO)

Delo.autor

“VITIN TJETËR DUA…”/ Neymar flet hapur: E vetmja gjë që dua është të luaj me Messi-n

Delo.autor

Leave a Comment