Futboll Sport

I JEP LAMTUMIRËN SKUADRËS/ Mbrojtësi Cake largohet nga Tirana, ja mesazhi për klubin (FOTO)

Te Tirana këtë verë nuk ka vetëm afrime, pasi janë larguar disa lojtarë, shumica prej tyre të huaj.

Ditën e sotme, një tjetër futbollist i ka dhënë lamtumirën, bardhebluve. Bëhet fjalë për mbrojtësin Klisman Cake, i cili ka qenë pjesë e Akademisë së Tiranës, qysh në moshë të vogël.

Cake ka luajtur me Tiranën plot 31 ndeshje dhe ka qenë me skuadrën në momentet e vështira të Kategorisë së Parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ka falënderuar këdo që e ka mbështetur.

Postimi i plotë:

Faleminderit per gjithcka Tirana.Ishte krenari per mua qe vesha bluzen e ekipit me te titullar ne shqiperi per gjithe keto vite . Falenderoj presidentin,drejtusat dhe gjithe tranjeret qe kam pasur ne drejtim.Nje falenderim i vecante dhe per gjithe shoket e ekipit qe kam pasur sidomos per ata me te vjetrit qe me kan mbeshtet ne cdo moment”.

cake

Related posts

“Kjo është e pazakontë dhe më mërzit”, Griezmann “lëshon gojën” ndaj FIFA-s

Isa.Autor

HUMBET BESIMIN NGA REAL MADRID/ Nacho Fernandez drejt transferimit tek klubi i Serie A…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan përgatit goditjen e madhe të merkatos, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment