Futboll La Liga Sport

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Real Madrid hedh “grepat” tek objektivi i “Djajve të Kuq”…

Real Madridi prej kohësh është në kërkim të një mesfushori, dhe pas vështirësive për të arritur tek Pol Pogba, madrilenët kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë.bruno-fernandes-2-e1560613229320

Sipas asaj që shkruan “Record”, madrilenët kanë piketuar mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes. Objektivi i parë i spanjollëve është Pol Pogba, por mesfushori portugez shihet si altrnativa më e mirë në rast se dështon pista për francezin.

Klubi portugez po shpreson për një ankand, dhe vazhdojnë të kërkojnë të paktën 70 milionë euro, për ta lënë të lirë 24-vjeçarin. Gjithsesi Reali ka një avantazh, për shkak se agjenti i mesfushorit Zhorzh Mendes, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Perez, dhe do të ishte shumë e lehtë për të gjetur një marrëveshje.van de bek

Gjithashtu në media qarkullon edhe lajmi se “Roji Blankos”, interesohen edhe për mesfushorin e Ajaksit, Doni Van De Bek, i cili ka të njëjtin çmim si Fernandes.

Related posts

FESTË ME SHQIPONJË/ Llullaku rilind në Rumani, shënon gol në ndeshjen e parë 

Isa.Autor

E FUNDIT/ Situatë e trazuar te PARTIZANI, klubi i kuq pezullon SUPER lojtarin dhe njofton se…

Isa.Autor

POZITIVE! Armando Broja, në formacionin më të mirë të javës të kualifikuesve të Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment