Futboll Sport

U GRUMBULLUA PËR HERË TË PARË TEK FRANCA/ Theo Hernandez: Shpesh i them vëllait se do t’ia zë vendin…

“Tani që ia dola të grumbullohem do të bëj të pamundurën për të vijuar të jem pjesë e këtij grupi të mrekullueshëm”.

“Kam dashur gjithmonë të luaj për Francën, pavarësisht se edhe Spanja i ka bërë disa përpjekje në sezonet e kaluara”, tha Theo Hernandez.

Theo për një pozitë te Franca lufton me vëllanë e tij Lucas Hernandez, i cili për momentin është i lënduar.Mbrojtësi anësor i Milanit ka thënë se shpesh bëjnë shaka me vëllanë e tij duke i thënë se do t’ia zë vendin te Franca.

“Shpeshherë ne qeshim për faktin se do t’ia zë vendin. Këto janë shaka brenda familjes. Secili ka cilësitë e veta, unë mund të jem më i shpejtë, por gjithçka varet nga zgjedhjet e trajnerit. Ai është vëllai im, e dua shumë. Do të dëshiroja të ishte këtu dhe shpresoj të luajmë bashkë herën tjetër”, deklaroi Theo Hernandez. /Telegrafi

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kërkon më shumë minuta, Juventus bën gati huazimin e mbrojtësit…

Delo.autor

16 VITE RIVAL I URRYER/ Pas atakut në zemër të Casillas, ja reagimi epik i Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

RIKTHIMI I MBROJTËSIT “STRESON” MILAN/ “Kuqezinjtë” tani duhet t’i gjejnë një ekip të ri

Delo.autor

Leave a Comment