Futboll Premier League Sport

GJEN ZËVENDËSUESIN E POGBA/ Manchester United hedh sytë nga lojtari i Premier League…

Mançester Junajtid prej kohësh është në kërkim të një mesfushori, dhe ka hedhur sytë nga lojtari i Totenhemit.Christian-Eriksen-Tottenham-3

Bëhet fjalë për Kristian Eriksen, i cili prej kohësh ndiqet nga “Djajtë e Kuq”, dhe tani mund të tentojnë ta transferojnë në “Old Trafford”.

Merkato në Angli mbyllet pas pesë ditësh, dhe skuadrat duhet të nxitojnë të bëjnë përforcimet e fundit. Mesfushori i Totenhemit nuk ka nënshkruar akoma një kontratë të re me ekipin, të cilit i përfundon vitin e ardhshëm.

Në këtë situatë drejtuesit anglez do të pranonin një ofertë në drejtim të 27-vjeçarit, në mënyrë që të mos e humbin falas një sezon më pas.kristian eriksen

Kujtojmë se për lojtarin interesohej edhe Real Madridi, por madrilenët tashmë kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë siç është Pol Pogba, dhe Van De Bek.

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRË/ Stadiumi i boshatisur, shikoni çfarë ndodh në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Interi tërheq nga tregu biletat për Euroderbin, ndryshon politika e shitjes

F.autor

Pas Chiellinit, dëmtohet tjetër ‘yll’ i Juventusit. Italianët katastorfë përballë Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment