Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Genoa godet në merkato, arrin akordin me ish-sulmuesin e Milan…

Xhenoa po kalon një periudhë shumë të vështirë në kampionat, teksa pas 17 ndeshje të zhvilluara renditen në vendin e fundit me vetëm 11 pikë dhe rrezikojnë rënien në Serie B.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërhyjnë në merkato, për të afruar emra të rëndësishëm në ekip në mënyrë që të sigurojnë mbijetesën.

Pasi morën në ekip, portierin Perin, dhe mesfushorin Valon Behrami, skuadra italiane ka zyrtarizuar një tjetër futbollist ditën e sotme. Nëpërmjet faqes zyrtare, Xhenoa njofton se ka  transferuar sulmuesin e Bolonjës, Matia Destro.Bologna FC v SPAL - Serie A

Ky i fundit nuk kishte gjetur shumë minuta këtë sezon në ekipin e tij, dhe për këtë arsye vendosi të largohet. Destro i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë te Xhenoa, pasi më parë ka luajtur për skuadra të mëdha siç janë Milani dhe Roma.

Related posts

“MENDOJ VETËM PËR SEZONIN, TË ARDHMEN NUK E DI ASKUSH”/ Sulmuesi Diaz: Një klub si Milan duhet të luajë në…

Delo.autor

ARMANDO BROJA RIKTHEHET NË FUSHË/ Shikoni si provoi ta zgjidhte vetë sfidën e Premier Ligë

F.autor

LAJM I BUJSHËM NGA SPANJA/ Ronaldo mund të kthehet në Madrid te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment