Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-0

Mançester Junajtid dhe Milani luajnë në stadiumin e Kardifit, një miqësore mes tyre, në kuadër të turneut miqësor “International Champions Cup”.

Tekniku Xhampaolo nuk ka hedhur asnjë lojtar të ardhur nga merkato në formacionin titullar, por luan me formacionin 4-3-3, me Donarumën në portë, ndërsa me dyshen e qendrës së mbrojtjes Romanjoli e Muzakio. Nga krahët janë Kalabria e Rodrigez, ndërsa mesfusha përbëhet nga Suso, Bilia e Çalhanoglu. Borini, Kastijeho dhe Piontek gjenden në vijën e parë të sulmit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Junajtid i Solskjaer, pas dy fitoreve në këtë turne miqësor, kërkon të bindë sërish në këtë miqësore, me teknikun që po vazhdon të konsolidojë formacionin bazë.

LIVE | Mançester Junajtid-Milan 1-0

GOL: Rashford 14′ 

FORMACIONET:

Mançester Junajtid: De Gea, Van-Bisaka, Lindelof, Roho, Shou, MekTominei, Matiç, Pereira, Mata, Rashford, Marsial. Trajner: Solskjaer.

Milan: Donaruma, Kalabria, Romanjoli, Muzakio, Rodrigez, Suso, Bilia, Çalhanoglu, Borini, Kastijeho, Piontek. Trajner: Xhampaolo.

Related posts

E BUJSHME/ De Biasi takohet me Dukën, kandidat për stolin e kombëtares

Delo.autor

SOT SHORTI I CHAMPIONS-IT/ Rrezikohet Çelsi-Real. Probabilitetet e çifteve të 1/8-ave, këto janë duelet më të mundshme

Delo.autor

FOTOLAJM/ Dreka e fundit, Abidal i komunikon shkarkimin e trajnerit Setien

Delo.autor

Leave a Comment