Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Starton sfida

Mançester Junajtid dhe Milani luajnë në stadiumin e Kardifit, një miqësore mes tyre, në kuadër të turneut miqësor “International Champions Cup”.

Tekniku Xhampaolo nuk ka hedhur asnjë lojtar të ardhur nga merkato në formacionin titullar, por luan me formacionin 4-3-3, me Donarumën në portë, ndërsa me dyshen e qendrës së mbrojtjes Romanjoli e Muzakio. Nga krahët janë Kalabria e Rodrigez, ndërsa mesfusha përbëhet nga Suso, Bilia e Çalhanoglu. Borini, Kastijeho dhe Piontek gjenden në vijën e parë të sulmit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Junajtid i Solskjaer, pas dy fitoreve në këtë turne miqësor, kërkon të bindë sërish në këtë miqësore, me teknikun që po vazhdon të konsolidojë formacionin bazë.

 

LIVE | Mançester Junajtid-Milan 0-0

 

FORMACIONET:

Mançester Junajtid: De Gea, Van-Bisaka, Lindelof, Roho, Shou, MekTominei, Matiç, Pereira, Mata, Rashford, Marsial. Trajner: Solskjaer.

Milan: Donaruma, Kalabria, Romanjoli, Muzakio, Rodrigez, Suso, Bilia, Çalhanoglu, Borini, Kastijeho, Piontek. Trajner: Xhampaolo.

Related posts

“JAM KRENAR QË JAM PJESË E SHKËNDIJËS”/ Prezantohet sulmuesi Hebaj: Nuk mund të jam premtim për klubin

Delo.autor

TREGOI ME GISHTA REZULTATIN E NDESHJES/ ​Shikojeni si e gjuajnë tifozët e “Topçinjëve” me shishe yllin e Tottenhamit… (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dopieta e Griezmann i jep trofeun Atletico-s në finalen fantastike ndaj Marseille

Sadik.Autor

Leave a Comment