Futboll Sport

ZHVILLOI NJË SEZON TË SHKËLQYER ME WERDER BREMEN/ Rashica shpërblehet nga klubi, ja çmimi që merr

Milot Rashica zhvilloi një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen.

Dhe për ta shpërblyer futbollistin, klubi ka vendosur që të t’i japi çmimin, “Lojtari më i mirë i Werderit për sezonin 2018-2019”.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Werder Bremenit në Twitter, duke shkruar: “Njeriu raketë duke e pranuar çmimin e Lojtarit Më Të Mirë të Sezonit 2018/2019. Urime Milot Rashica”

Rashica bëri gjithsej 26 paraqitje sezonin e kaluar në Bundesligë, prej të cilave 19 herë ishte në formacionin e parë, ndërsa shtatë herë të tjera u inkuadrua në lojë nga stoli. Ai i luajti mesatarisht 59 minuta për ndeshje, ndërsa SofaScore e vlerësoi me notë mesatare 7.12 për paraqitjet e këtij sezoni.

Ai i shënoi nëntë gola, apo mesatarisht një gol për çdo 173 minuta lojë ose 0.4 gola për ndeshje. Rashica i bëri mesatarisht 1.8 goditje brenda kuadratit të portës për ndeshje, ndërsa gjatë gjithë sezonit humbi vetëm katër raste të mira për gol.

Related posts

HUMBJA POSHTËRUESE NDAJ CARDIFFIT/ Solskjaer “kërcënon” ekipin: Do shes gjysmën e lojtarëve…

Delo.autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ MONACOS/ Festoi kundër ish-ekipit, Mbappe zbulon arsyen

Delo.autor

Rrëfehet Roger Federer/ Ndihem sikur jam 10 vjet më i ri

Sadik.Autor

Leave a Comment