Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDESHJE E PABESUESHME NË ZVICËR/ Perla e Lenjanit, penallti e humbur e Kolollit dhe dygolësh i Kasamit

Sioni ka mundur sot me shifrat 3-1 skuadrën e Zyrih në një sfidë ku protagonistë kanë qenë thuajse të gjithë futbollistë shqiptarë.

Gjithçka filloi me një gol të shpejtë të Ermir Lenjanit i cili me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës kaloi topin mbi portierin kundërshtar dhe dërgoi sferën në rrjetë. Shifrat u barazuan nga Mahi dhe më pas ishte Kololli ai që kishte mundësinë të kalonte në avantazh Zyrih. Mesfushori i Kosovës, i futur në pjesën e dytë në fushë, ekzekutoi një penallti në mënyrën më të gabuar, duke e çuar topin jashtë.

Pastaj ishte radha e një tjetër futbollisti shqiptar të linte shenjë në ndeshje, Pajtim Kasamit, i cili i aktivizuar si zëvendësues, me ekipin e tij që kishte mbetur me 10 lojtarë, shënoi dy herë në minutat 81 dhe 83, për t’i dhuruar suksesin skuadrës së SIonit.

Related posts

Alvaro Morata, zbulohet prapaskena pas refuzimit të skuadrës prestigjoze italiane

Sadik.Autor

“JAM NË 100 % TIM”/ Hernadez: Ndihem shumë mirë, jam gati të luaj

Delo.autor

Perla e BALE, shikoni reagimin epik të Zidanit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment