Futboll Shqipëri Sport

LOJTAR LUKSI PËR SUPERIOREN/ Valdet RAMA vendos të ardhmen

Valdet Rama nuk do të jetë më lojtari i Kukësit për sezonin e ri futbollistik. Anësori ka vendosur që karriera e tij të vazhdojë diku tjetër, ndoshta jashtë vendit dhe jo në Superiore. Edhe pse Drejtori Sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi ka shkuar në Gjermani për t’u takuar me Ramën dhe për ta bindur lojtarin të qendronte këtë sezon në Superiore, përgjigja nga ana e futbollistit ka qenë negative.

Ende nuk bëhet e ditur skuadra e re e Ramës, por pak a shumë ishte e ditur që ai nuk do të ishte pjesë e Kukësit, deri në momentin kur disa ditë më parë postoi disa foto në rrjetet sociale, që ishte duke u stërvitur në Gjermani. Kujtojmë që Rama edhe në janar tek Kukësi dhe duhet thënë se ishte një lojtar luksi për Superioren, sepse ka luajtur në nivele shumë të larta, sikurse La Liga, apo edhe Bundesliga.

Related posts

“KATAR 2022″/ Rusia mposht Slloveninë me Dzyuba, Mal i Zi triumfon me “POKER” dhe merr kreun e Grupit G

Delo.autor

SARRI ME DHIMBJE KOKE/ Juventus humbet lojtarin e rëndësishëm për ndeshjen e rradhës

Delo.autor

PUBLIKOHEN PAMJET E RËNDA/ Tifozi i West Ham humbet gishtin gjatë festës së golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment