Moto GP Sport

“KISHA DHIMBJE NË…”/ Valentino Rossi: Ja si e kuptova që isha me COVID-19

Valentino Rossi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Një zhgënjim i madh për pilotin e Yamahës, që u detyrua të heqë dorë nga Çmimi i Madh i Spanjës që u zhvillua këtë fundjavë në Aragonë.

“Doktori” i cili në tri garat e fundit kishte përfunduar i rrëzuar dhe me zero pikë, shpresonte te kthesa në Aragonë. Në një lidhje telefonike për radio “Deejay”, 41-vjeçari shpjegon se si e kishte kuptuar që ishte me koronavirus:

“Mbrëmjen mes së mërkurës dhe të enjtes fillova të mos ndihesha mirë. Kisha dhimbje shpine dhe kockash. Mata temperaturën dhe më doli 37,6. Që aty e kuptova se jam me COVID-19. Më pas bëra testin dhe përgjigjja e parë më erdhi negative”.

”Megjithatë, vendosa që të mos udhëtoja, pasi nuk ndihesha mirë. Për fat të mirë, ndodhem në shtëpi, ndonëse inati që s’do të marr pjesë në garë nuk më ka kaluar ende. Nëse do të rrija një javë i mbyllur në Aragonë, do të hidhesha nga ballkoni”, tha Rossi.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi Laporta-Koeman, zbardhet kërkesa e presidentit të Barcelonës

Delo.autor

RËNDËSIA DHE EFEKTI I CR7/ REALI pa RONALDON humb 5-1. Ky është ndryshimi…

Isa.Autor

MIQËSORIA NDAJ TURQISË/ Pesë lojtarë të tjerë italianë “braktisin” kombëtaren e kaltër

F.autor

Leave a Comment