Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Moise Kean firmos me skuadrën e Everton, ja fjalët e tij të para

Klubi i Everton ka arritur të nënshkruaj një marrëveshje me Moise Kean

Kean do të firmos një kontratë pesë-vjeçare.

Klubi anglez arriti ta marrë sulmuesin 19 vjeçar nga ekipi i Juventus për shifrën e 30 milion eurove + 10 milion euro bonos në bazë të paraqitjeve të lojtarit.

Edhe pse nuk ka asnjë mundësi ri-blerjeje të përfshirë në kontratë, “bardhezinjve” do t’i jepet mundësia që të njihet me çdo ofertë nëse Everton shet Kean në të ardhmen.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që vesh fanellën e Everton. Unë do të jap më të mirën për këtë ekip”, tha Kean për EvertonTv.

“Unë kam qenë i bindur të nënshkruaj sepse Everton është një klub që mendon për të ardhmen dhe kështu jam unë”.

”E di për madhështinë e klubit. Ka ambicie të mëdha dhe unë do të punoj shumë për ta ndihmuar të përmbushim atë që duam të arrijmë”, ishin fjalët e para të italianit si lojtar i Everton.

Related posts

LA LIGA/ Përballja me Elchen, Barcelona rrëmben TRE pikë. Ruan zonën “Champions”

F.autor

Bogdani zbulon listën/ Ja kuqezinjtë dhe ndeshjet eliminatore të Shqipëria U-19

Isa.Autor

NJË BRAZILIAN NË PROVË TEK VLLAZNIA/ Futbollisti 25-vjeçar del në stërvitje me skuadrën shkodrane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment