Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona arrin marrëveshjen me mbrojtësin e La Ligas… (VIDEO)

Barcelona ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin më të ri.

Ekipi blaugran ka arritur të nënshkruaj më mbrojtësin e majtë Junior Firpo, i cili u ble nga Real Betis për shumën e 18 milion euro + 7 bonuse në bazë të paraqitjes.

22 vjeçari ka firmosur për 5 vite me skuadrën katalanasve.

Ai është blerja e 4 për këtë sezon nga skuadra e barçës, pas afrimeve të De Jong, Griezmann dhe Neto.

Firpo luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe do të duhet të fitojë duelin me Jordi Alba për të zënë një vend titullari. Sezonin e kaluar i riu nga Republika Domenikane luajti në 24 ndeshje në La Liga, 22 prej të cilave titullar dhe arriti të shënojë tre gola.

Prezantimi i tij do të bëhet ditën e sotme përpara ndeshjes me Arsenal për trofeun Gamper.

Related posts

Arrestohen 25 tifozë anglez, shkaktojnë trazira në Amsterdam

Sadik.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Sulmuesi i Kombëtares firmos me klubin e Superiores…

Delo.autor

UFC-227: Cejudo kampion bote në “flyweight”, mposht legjendën Johnson

Sadik.Autor

Leave a Comment