Futboll Premier League Sport

ARRIHE MARRËVESHJA/ Drejt transferimit tek “Djajtë e Kuq” ylli i Juventus…

Mario Mandzukiç sezonin e ri, me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Mançester Junajtid.
Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi kroat ka rënë dakord për kushtet personale, me “Djajtë e Kuq”, pa u përfshirë në marrëveshjen Dibala-Lukaku.

Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër, dhe do të fitojë 6 milionë euro në sezon. Transferimi i Mandzukiç në “Old Trafford”, do t’i kushtojë Junajtid 15 milionë euro, dhe nga sezoni i ardhshëm, pritet të jetë nën urdhrat e teknikut Solskjaer.mandzukic.juve.2018.19.passaggio.750x450

33-vjeçari u transferua tek Juventusi në 2015 për 25 milionë euro, dhe pas katër vitesh, duket se aventurës me bardhezinjtë i ka ardhur fundi.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpooli festoi largimin e Coutinhos tek “Katalanasit”, ja pasojat

Delo.autor

ARRIHET AKORDI JUVENTUS-ROMA/ Zyrtarizohet shkëmbimi i lojtarëve, ja përfitimet

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ “Gjirokastritët” ndahen nga një pikë me Flamurtarin

Delo.autor

Leave a Comment